Policia e Kosovës ndalon një shtetase të Serbisë, hyri ilegalisht në Kosovë

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës ndalon një shtetase të Serbisë, hyri ilegalisht në Kosovë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një femër rome shtetase të Serbisë, e cila kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 23 mars, rreth orës 22:20.

Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore në të cilën veturë si pasagjere është hasur e dyshuara femër rome shtetase e Serbisë e cila ka deklaruar se nga territori i Serbisë ilegalisht kishte hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje, në njoftim thuhet se në konsultim me prokurorin i cili e ka cilësuar rastin e dyshuara do të dërgohet me procedurë të shpejtë në gjykatën për kundërvajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat