Tre të plagosur me armë zjarri në Prishtinë, dërgohen në QKUK

Kronikë e zezë

Tre të plagosur me armë zjarri në Prishtinë, dërgohen në QKUK

Më: 29 mars 2022 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të plagosur në Prishtinë, pas një konflikti mes disa personave.

Siç njofton policia, në këtë përleshje janë përdorur edhe armët, ku dyshohet se njëri ka shtënë disa herë me të.

Njëri nga të dyshuarit e kësaj rrahje, është vetëdorëzuar në polici, derisa ka dorëzuar edhe armën.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

• Rr. Kika, Prishtinë, 19.03.2022 – 04:00. Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që janë sulmuar dhe therur me thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit kishte shtënë disa herë me armë zjarri.

Më 28.03.2022 njëri nga të dyshuarit është vetë dorëzuar dhe ka sjell armën që është përdorur në rast me dy fishekë,. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat