U lëndua duke e servisuar traktorin, vdes një person nga Rahoveci

Kronikë e zezë

U lëndua duke e servisuar traktorin, vdes një person nga Rahoveci

Më: 30 mars 2022 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Një person nga komuna e Rahovecit ka vdekur pasi kishte pësuar lëndime serioze derisa ishte duke e servisuar traktorin e tij.

Ai ishte dërguar fillimisht në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec dhe pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në Qendren Klinike dhe Universitare dhe gjatë rrugës për në Prishtinë ka vdekur.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nystret Xhurkaj.

“Sot me datë 30.03.2022 rreth orës 16:00 nga QKMF-e Rahovec, Stacioni policor-Rahovec është njoftuar se një person ka kërkuar ndihme mjekësore. Rastit i është pergjigjur patrulla policore dhe kanë kuptuar se viktima e lartcekur është sjell në emergjencë me lëndime serioze.

“Pas marrjes së ndihmës se pare viktima me autoambulancë është dërguar për në emergjencën e spitalit rajonal te Gjakovës, pasi gjendja e viktimës ishte duke u keqësuar me autoambulancë viktima është transportuar në drejtim të QKUK-së Prishtinë”.

“Rrugës për në Prishtinë viktima ka vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe është kuptuar se i ndjeri ishte duke e servisuar traktorin në oborrin e tij, dhe gjate punës traktori ka lëvizë, në konsultim me prokurorin pas intervistimit të familjarëve kufoma iu kthehet familjarëve për kryerjen e ceremonisë se varrimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat