Sulmohen fizikisht dy persona në Kamenicë

Kronikë e zezë

Sulmohen fizikisht dy persona në Kamenicë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Kopernicë të Kamenicës, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy persona.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovë bën të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Fsh. Kopernicë, Kamenicë 02.04.2022 – 17:10. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje të më hershëm, kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat