Një person bie nga një objekt në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një person bie nga një objekt në Prishtinë

Më: 4 prill 2022 Në ora: 13:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka rënë nga një objekt në Prishtinë në lagjen ‘Lakrishte’ në Prishtinë.

Sipas burimeve të medias vendore nga vendi i ngjarjes, personi që ka rënë ka pësuar lëndime të rënda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe emergjenca, ndërsa viktima është dërguar menjëherë në spital.

Media ka kontaktuar me policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat