E rrihte vazhdimisht, bashkëjetuesja denoncon 49-vjeçarin në Gjirokastër, vihet në pranga

Kronikë e zezë

E rrihte vazhdimisht, bashkëjetuesja denoncon 49-vjeçarin në Gjirokastër, vihet në pranga

Më: 11 prill 2022 Në ora: 09:31
Ilustrim

Një 49-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses.

Kallëzimi në polici është bërë nga gruaja e cila ishte dhunuar nga 49 vjeçari në mënyrë të përsëritur.

“Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses, vihet në pranga 49-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, shtetasja M. B., se ky shtetas e dhunuar në mënyrë të përsëritur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit P. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat