Grabitet pompa e derivateve në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitet pompa e derivateve në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 22:51
Policia e Kosovës

Janë shtuar rastet e grabitjeve në biznese të ndryshme të kryeqytetit.

Një grabitje ka ndodhur sonte rreth orës 19:40 në një pompë derivatesh në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Sonte rreth orës 19:40 ka ndodhur një grabitje në një pompë derivatesh në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të dyshuar. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”.

Para një jave një tjetër grabitje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, kur një bankë në lagjen dardania ishte grabitur nën kërcënimin e tre personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat