Shqetësuese: Edhe një e mitur lind fëmijë, Policia në Pejë nis hetimet

Kronikë e zezë

Shqetësuese: Edhe një e mitur lind fëmijë, Policia në Pejë nis hetimet

Më: 22 prill 2022 Në ora: 10:11
Ilustrim

Një vajzë e mitur ka lindur dje një foshnje nga bashkëjetesa me një burrë në komunën e Pejës, me ç’rast është njoftuar Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar Policia përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se partneri i të miturës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, e mitur, ka lindur një foshnje në spital. I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar dhe sipas tij është duke bashkëjetuar me viktimën”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, rasti po hetohet nga njësitë relevante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat