Sulmoi një polic, arrestohet shtetasi serb në Merdare

Kronikë e zezë

Sulmoi një polic, arrestohet shtetasi serb në Merdare

Më: 23 prill 2022 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Merdare, meqenëse ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Fsh. Merdar, Podujevë 22.04.2022 – 04:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kalimit të kufirit, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat