Policia u gjeti marihuanë e kokainë – arrestohen dy persona në Ferizaj

Kronikë e zezë

Policia u gjeti marihuanë e kokainë – arrestohen dy persona në Ferizaj

Më: 24 prill 2022 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në fshatin Bibaj të Ferizaj.

Gjatë kontrollës njërit të dyshuar, në çantën e krahut i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.5 gram, një qese me substancë narkotike te llojit kokainë me peshë 0.15 gram dhe një mulli.

Ndërsa i dyshuari tjetër ka treguar se e ka fshehur një qese me një sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila më pas është gjetur dhe sekuestruar, dhe pas matjes ka rezultuar me peshë 20.9 gram.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat