Arrestohen dy persona në Ferizaj, u konfiskohet marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Ferizaj, u konfiskohet marihuanë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në fshatin Bibaj të Ferizajt, pasi që gjatë kontrollës në çantën e krahut iu është gjetur një qese me substancë narkotike marihuanë dhe një qese me substancë narkotike të llojit kokainë.

Sipas Policisë te njëri i dyshuar, është sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.5 gram, një qese me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 0.15 gram dhe një mulli.

Ndërsa, i dyshuari tjetër ka treguar se e ka fshehur një qese me një sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila më pas është gjetur dhe sekuestruar, dhe pas matjes ka rezultuar me peshë 20.9 gram.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat