Zhduket një femër në Gjilan

Kronikë e zezë

Zhduket një femër në Gjilan

Më: 26 prill 2022 Në ora: 09:11
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri ditë më parë është zhdukur një femër në Gjilan.

Rastin e ka raportuar vëllai i saj.

Sipas ankuesit e njëjta ka probleme me depresionin dhe se largimin  nga shtëpia e ka përsëritur edhe më parë.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

“Gjilan, 23.04.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, kosovare, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet se ku mund të ketë shkuar. Sipas ankuesit ajo ka probleme me depresionin dhe këtë gjë e ka përsëritur edhe me parë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat