IPK deklarohet për plagosjen e dy personave në Mramor, konfirmon përfshirjen e një zyrtari policor

Kronikë e zezë

IPK deklarohet për plagosjen e dy personave në Mramor, konfirmon përfshirjen e një zyrtari policor

Më: 1 maj 2022 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona janë plagosur sot në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lidhur me këtë nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë konfirmuar edhe se i përfshirë është një zyrtar policor.

“Ju njoftojmë se IPK sot ka pranuar një informate nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka pasur një incident ku janë përfshirë edhe armët e zjarrit ku është i përfshirë edhe një zyrtar policor.”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, konform mandatit të IPK-së janë duke e hetuar këtë rast.

“Do të ju njoftojmë me kohë më rrjedhën e këtyre hetimeve.”, u tha tutje në njoftimin e IPK-së.

Duhet përkujtuar që nga Policia e Kosovës njoftuan se dy personat e plagosur në këtë rast janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur në afërsi të liqenit të Badovcit, ndërsa në vendin e ngjarjes u theksua të jetë konfiskuar një armë zjarri.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat