​Policia konfiskon 15 patentë shoferë në rrugën Prishtinë – Gjilan

Kronikë e zezë

​Policia konfiskon 15 patentë shoferë në rrugën Prishtinë – Gjilan

Më: 5 maj 2022 Në ora: 20:25
Ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës, Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

Gjatë muajit prill 2022, janë shqiptuar 8149 tiketa për kundërvajtje të ndryshme, ndërsa vetëm sot në rrugën Prishtinë – Gjilan janë konfiskuar 15 patentë-shoferë për tejkalim në vijën e plotë.

Policia njofton se operacionet për siguri në rrugë, do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë derisa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat