Theret me thikë një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Ferizaj

Më: 9 maj 2022 Në ora: 09:29
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar për një rast të “Lëndimit trupor” në Ferizaj.

Siç bëhet e ditur viktima mashkull po trajtohet në QKUK pasi që dyshohet se është sulmuar me thikë nga një person tjetër.

Policia deri më tani nuk ka arrestuar ndonjë person lidhur me rastin.

“Ferizaj 08.05.2022-16:30. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar”, shkruhet raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat