Përleshja me grushte mes vajzave/ Një e mitur është duke u intervistuar nga Policia

Kronikë e zezë

Përleshja me grushte mes vajzave/ Një e mitur është duke u intervistuar nga Policia

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Një përleshjes fizike mes dy vajzave ka ndodhur sot gjatë ditës në stacionin e autobusëve në Pejë. Në pamjet e e publikuara në mediat sociale shihen se si dy vajzat rrihen duke u kapur për flokësh dhe duke goditur njëra-tjetrën.

Aty më pas shihet se ndërhyjnë disa persona të tjerë të cilët përpiqen t’i ndajnë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se njëra nga vajzat është duke u intervistuar në stacionin policor.

“Rastin e kemi kuptuar nga mediat, mirëpo menjëherë njësitet relevante kanë dalë për të kuptuar si ka ndodhur ky rast dhe për t’i identifikuar personat. Personat jane identifikuar. Njera nga të dyshuarat është në stacion duke u intervistuar. Personi që eshte tu intervistu eshte i mitur. ”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat