Të maskuar dhe me armë, katër persona tentojnë ta grabisin një bankë në Graqanicë

Kronikë e zezë

Të maskuar dhe me armë, katër persona tentojnë ta grabisin një bankë në Graqanicë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 09:50
Ilustrim

Katër persona të maskuar, tre prej tyre të armatosur me armë të gjata kishin shkuar me veturë te filiali i një banke dhe tentuan të kryenin grabitje në fshatin Preoc të Graqanicës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40.

Të dyshuarit me një sëpatë dhe një çakan kishin dëmtuar derën e objektit të bankës dhe më pas janë larguar me veturë në rrugën magjistrale Prishtinë–Ferizaj.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin për të cilin rast është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat