“K*rvë, s’du me t’pa ma me t’dashurën tem”/ Gjakovari kërcënon dhe godet me shuplakë shoqen e të dashurës së tij

Kronikë e zezë

“K*rvë, s’du me t’pa ma me t’dashurën tem”/ Gjakovari kërcënon dhe godet me shuplakë shoqen e të dashurës së tij

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 16:45
Pamje nga Gjakova

Një 18-vjeçare në Gjakovë mbrëmë është përballur me një sulm fizik dhe kërcënim nga i dashuri i shoqes së saj.

Siç mëson Sinjali e gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Washington’, ku si pasojë e pakënaqësive për shoqërinë e të dashurës së tij, ai e ka goditur 18-vjeçaren me shuplakë dhe e ka ofenduar më fjalë të rënda.

Ai e ka kërcënuar dhe e ka shtyrë me dhunë, duke i thënë “k*rvë ik, s’du me t’pa ma me të dashurën tem”.

18-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë shoqëruar në stacion për intervistim 20-vjeçarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Sulm’.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat