Bastisen të burgosurit e “Grupit të Kumanvës”, policia gjen armë e substanca narkotike

Kronikë e zezë

Bastisen të burgosurit e “Grupit të Kumanvës”, policia gjen armë e substanca narkotike

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë së Veriut ka realizuar një aksion bastisjeje në Burgun e Idrizovës në Shkup gjatë ditës së martë të 14 qershorit.

Në këtë aksion forcat e rendit kanë kontrolluar dhe bastisur 25 qeli burgu, në mesin e tyre edhe qelitë në të cilat janë duke vuajtur dënimin edhe të burgosurit e “Grupit të Kumanovës”, të dënuar në rastin “Lagjja e Trimave”.

Sipas një njoftimi, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme në këtë aksion kanë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë dhe mjete të ndaluara.

Janë gjetur sasi e madhe e parave nga valuta të ndryshme, 50 telefona celularë, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe shumë mjete të tjera, drogë si pluhur dhe gjendje të lëngshme, tableta dhe mjete të tjera, të cilat lidhen me vepra të mundshme penale”, thuhet në njoftimin e dikasterit të brendshëm.

Kjo kontroll bëhet e ditur se u realizua me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat