Policia arreston një të dyshuar për vrasjen e rëndë në Vërmicë

Kronikë e zezë

Policia arreston një të dyshuar për vrasjen e rëndë në Vërmicë

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 10:50
Ilustrim

Të shtunën në fshatin Vërmicë të Prizrenit, një person u gjet pa shenja jete dhe një person i plagosur.

Personi i plagosur është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa dje është arrestuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit, siriani është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Vërmicë, Prizren 18.06.2022 – NN. Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull shtetas Sirian i cili ka qenë në trajtim mjekësorë pas përfundimit të tretmanit mjekësor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat