Vdes 42-vjeçari nga Rahoveci që e goditi rrufeja ditë më parë

Kronikë e zezë

Vdes 42-vjeçari nga Rahoveci që e goditi rrufeja ditë më parë

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Ka vdekur F.Gashi nga Fortesa.

I ndjeri ishte goditur nga rrufeja para pak ditësh, derisa punonte punë bujqësore në arën e tij.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka lëshuar edhe faqja në Facebook e fshatit Fortesë.

Ka vdekur në moshën 42 vjeçare F. (Reshit) Gashi nga Fortesa, varrimi i të ndjerit bëhet sot, 11 korrik 2022, në ora 17:00, në varrezat e fshatit. U shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëfshatarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! Prehu në paqe Izë!

Më 6 korrik, Policia e Kosovës e kishte konfirmuar për mediat që Gashi ishte goditur nga rrufeja dhe se ai kishte qenë në gjendje të rëndë.

Ai ishte dërguar për trajtim në QKUK, ku ka qëndruar deri në ditën e fundit të tij.

“Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kishte dekluar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Shemsi Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat