Vetura me targa zvicerane në Prishtinë këput tre drunj dhe përplaset për muri

Kronikë e zezë

Vetura me targa zvicerane në Prishtinë këput tre drunj dhe përplaset për muri

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 10:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 1 e 20 minuta të mërkurën pas mesnate në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Një veturë me targa zvicerane e cila po vinte në anën e rrugës që sjellë nga konviktet për te objekti i Parlamentit të Kosovës, në momentin kur ka arritur mbrapa Teatrit Kombëtar ka devijuar duke dalur në anën tjetër të rrugës dhe ka vazhduar në trotuar duke këputur tre drunj.

Më pas sërish është kthyer në anën tjetër të rrugës.

Ajo është përplasur në murin e objektit të restorantit Che Afrodita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat