E rëndë në Ferizaj: Sulmohet seksualisht një 13-vjeçare në rrugë

Kronikë e zezë

E rëndë në Ferizaj: Sulmohet seksualisht një 13-vjeçare në rrugë

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 23:41
Ilustrim

Një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht sot në afërsi të stacionit të autobusëve në qytetin e Ferizajt.

Sinjali mëson se ajo ishte duke u kthyer në shtëpi, kur një djalë me motoçikletë kishtë kaluar përreth 13-vjeçares dhe ajo nuk kishte reaguar duke vazhduar kështu në drejtim të shtëpisë së saj.

Me të arritur në afërsi të shtëpisë, i dyshuari i panjohur e kishte prekur të miturën në të pasme dhe ishte larguar menjëherë që aty.

E shqetësuar me atë se çfarë ka ndodhur, 13-vjeçarja ua ka rrëfyer ngjarjen prindërve të saj, të cilët e kanë shoqëruar në stacion policor për të denoncuar rastin.

I dyshuari ende nuk është identifikuar nga Policia, por njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ta kapin atë.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Sulm seksual’, ndërsa veprimet tjera ligjore do të merren posa të arrestohet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat