​Aksident në Prishtinë, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

​Aksident në Prishtinë, pesë të lënduar

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 16:52

Një aksident trafiku në mes dy automjeteve ka ndodhur sot në mesditë në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Ku si pasojë janë lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15;30 në rrugën “Bill Clinton”.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit pesë personave iu është ofruar ndihma mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat