“Kokën, dorën e djathtë të thyer”– detaje tjera nga rrahja brutale që i bënë vëllezërit Murturi imamit nga Podujeva

Kronikë e zezë

“Kokën, dorën e djathtë të thyer”– detaje tjera nga rrahja brutale që i bënë vëllezërit Murturi imamit nga Podujeva

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi janë tre vëllezërit të cilët po dyshohet se e rrahën mbrëmë imamin, Zeqir Berisha nga Lupçi i Podujevës.

Gjendjen shëndetësore sipas burimeve imami e kishte të rënduar dhe pa vetëdije.

Imami ka lëndime në kokë tri fraktura dhe në dorën e djathtë. Dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta.

Imami fillimisht ka pranuar tretman në QKMF në Podujevë e më pas është transferuar në QKUK.

Rreth orës 02:45 imami i është nënshtruar edhe një operacioni, thanë këto burime për insajderin.

Siç mëson Insajderi, Atdhe Murturi ishte paraqitur në polici fillimisht si dëshmitar, i cili kinse e gjeti të gjakosur hoxhën dhe të shtrirë në tokë.

I dyshuari Murturi u paraqit fillimisht si dëshmitar që e gjeti imamin te gjakosur, Insajderi zbulon se për çka po e heton Policia

Rreth orës 02:45 imami i është nënshtruar edhe një operacioni, thanë këto burime.

Të tre të dyshuarit janë intervistuar nga Policia e Kosovës rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

Mësohet se asnjëri nga ta nuk e ka pranuar sulmin e bërë mbrëmë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat