Ngjarje e rëndë/ Gjendet i vdekur një person pranë lumit në Pejë

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë/ Gjendet i vdekur një person pranë lumit në Pejë

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur pranë lumit në fshatin Lutogllavë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 14:20, Policia është informuar se në fshatin Lutogllavë-Pejë, një person është i shtrirë pranë lumit.

Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësorë i cili ka konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete”, tha Rugova.

Ai tutje bëri të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, dhe rasti cilësohet ‘Hetim i Vdekjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat