Arrestohen për shantazh dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Kronikë e zezë

Arrestohen për shantazh dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 23:44
Ilustrim

Prokuroria Themelore ne Gjilan, në bashkepunim me Policinë e Kosovës, pas marrjes se informacionit se personat e dyshuar S.P. dhe M.S. shtetas te Maqedonisë se Veriut, me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë kanosur të dëmtuarin M.S. banor i Gjilanit se do të zbulojnë diçka në lidhje me të, që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tij, në atë mënyrë që e detyrojnë të njejtin të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij, duke ia marrë shumën prej 200,000 Franga Zvicerane.

Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprime hetimore dhe sot rreth orës 20:10, te njëjtit janë arrestuar në flagrancë duke pranuar shumën prej 6,000 euro.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në gjykaten kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat