Gruaja nga Fushë Kosova nis punën si taksiste, burri me të cilin bashkëjeton e kërcënon

Kronikë e zezë

Gruaja nga Fushë Kosova nis punën si taksiste, burri me të cilin bashkëjeton e kërcënon

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një grua nga Fushë Kosova e ka denoncuar dje në Polici personin me të cilin është duke bashkëjetuar, me pretendimet se ka ushtruar dhunë ndaj saj. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Dardania”.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se viktima ka denoncuar të dyshuarin për kanosje, pas një zënke që kishin pasur para dy ditësh.

Si pasojë e fjalosjes, ajo po pretendon se është kërcënuar nga i dyshuari në ditën që ka nisur punën si taksiste në njërën nga kompanitë e taksive në kryeqytet.

Ai po dyshohet se ka shkuar te lokali ku ajo ndodhej dhe e ka kërcënuar. Përballë kësaj situate, ajo e ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Ai do të hetohet për veprën penale “dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat