Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në rrugën Rahovec-Xërxë

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në rrugën Rahovec-Xërxë

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 14:30
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Rahovec-Xërxë.

Nga burime brenda Policisë së Kosovës, mësohet se si pasojë, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës afër depos “Haxhijaha” dhe të përfshira janë një veturë e tipit “Mercedes” dhe një fugon VW.

Deri tani nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të të lënduarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat