Afro 90 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

Kronikë e zezë

Afro 90 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 10:41
Ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 86 aksidente trafiku.

Prej tyre, 2 janë me fatalitet, 39 aksidente të tjera kanë ndodhur me të lënduar si dhe 45 të tjerë kanë ndodhur me dëme materiale.

Po ashtu në të njëjtën ditë Policia e Kosovës ka gjobitur 1 mijë e 753 qytetarë për mosrespektimin e ligjit në trafik.

Gjithashtu ka arrestuar 34 persona, 27 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe një person është në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat