Vdekja tragjike e 52-vjeçarit në Deçan, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Vdekja tragjike e 52-vjeçarit në Deçan, policia jep detaje

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 22:55
Beslim Tolaj

Gazeta para disa minutash ka raportuar se një 52-vjeçar nga Deçani ka vdekur tragjikisht.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast kanë bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë derisa ka qenë duke punuar me dru.

“Rreth orës 19:45 Policia ka marrë informata se një person ka vdekur derisa po punonte me dru në fshatin Hulaj.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-së në Deçan, ndërsa njëtitet policore janë duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat