Theret me thikë një 17-vjeçar në Istog, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Theret me thikë një 17-vjeçar në Istog, dërgohet në QKUK

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 23:42
Ilustrim

Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në Istog. Ngjarja ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime në gojë ka pësuar një 17- vjeçar.

Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe një personi tjetër, po ashtu i moshës 17-vjeçare,  i cili e kishte therur në krah viktimën, duke i shkaktuar plagë.

Burimet kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e të miturit.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar, por paraprakisht ka marrë edhe ai ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat