Ulqin: Policia malazeze arreston 3 shiptarë të Kosovës në mes të shetitores, përdoret dhunë dhe gazlotësjellës

Kronikë e zezë

Ulqin: Policia malazeze arreston 3 shiptarë të Kosovës në mes të shetitores, përdoret dhunë dhe gazlotësjellës

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 09:34
Ilustrim

Në shetitoren e qytetit bregdetar të Ulqinit, policët malazez kanë arrestuar tre qytetarë nga Kosova.

Gjatë arrestimit, zyrtarët policorë që ishin në numër të madh kanë përdorur forcën me ç’rast kanë bërë që turistët tjerë të reagojnë me fishkëllima duke kundërshtuar këtë dhunë të shfaqur.

Një dëshmitar i ka thënë Gazetës se gjatë këtij arrestimi është përdorur edhe gazilotsjellës, i cili sipas tij ka qenë i panevojshëm pasi nuk ka pasur rezistencë.

Ndryshe numri i turistëve kosovarë këtë vit në Ulqin ka qenë më vogël për shkak të çmimeve të mëdha dhe procedurave për kalimin e kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat