Kapet në flagrancë qytetari në Vërmicë, iu gjetën në çantë mbi 18 mijë euro të padeklaruara

Kronikë e zezë

Kapet në flagrancë qytetari në Vërmicë, iu gjetën në çantë mbi 18 mijë euro të padeklaruara

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 10:33
Ilustrim

Dogana e Kosovës mëngjesin e sotëm kanë parandaluar futjen e mjeteve monetare të padeklaruara në pikë kalimin kufitar të Vërmicës.

Sipas njoftimit të doganës gjatë kontrolleve të rregullta oficerët doganorë kanë fokusuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës.

“Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara.

Pala përgjegjëse është gjobitur me 25 për qind të vlerës totale, konform nenit 33.5 të KDAK, pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore”, thuhet në njoftimin e doganës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat