Arrestohet një i dyshuar për laboratorin 250 mijë eurosh të drogës në veri

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për laboratorin 250 mijë eurosh të drogës në veri

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Është arrestuar një person, mëngjesin e sotëm, në Mitrovicë, nën dyshimin se është i përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike.

Rastin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i policisë në veri, Besim Hoti.

Në ndërkohë që portali kossev.info, raporton se arrestimi ka ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Mitrovicë.

Sipas këtij mediumi, bëhet fjalë për 39-vjeçarin G.J. Ai ndodhej në arrati nga 1 korriku i këtij viti, kur u hap rasti dhe pas kontrollit të një lokacioni në Leshko dhe zbulimit të një laboratori të pajisur për prodhimin e kanabisit me pajisje 250 mijë euro.

Kujtojmë se laboratori i pajisur për përpunimin e kanabisit është zbuluar dhe asgjësuar nga policia më 1 korrik në Leshko të Leposaviqit.

Në momentin e zbulimit të objektit nuk kishte lëndë narkotike, por u konfiskuan pajisje me vlerë 250 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat