Vdes 60 vjeçari në Skënderaj, ra nga objekti në ndërtim e sipër ku po punonte

Kronikë e zezë

Vdes 60 vjeçari në Skënderaj, ra nga objekti në ndërtim e sipër ku po punonte

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Një 60 vjeçar ka humbur sot jetën, si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës në Skënderaj.

Siç thuhet në raportin e policisë, i njëjti në cilësinë e punëtorit, rreth orës 16.00, në rrugën ”Ahmet Delia”, ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, përcjell klankosova.tv

Rastin e konfirmoi për klan k zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Rreth orës 16:00, është raportuar se në rrugën ” Ahmet Delia” në Skenderaj, nga një objekt në ndërtim e sipër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime viktima (punëtor) i moshës rreth 60 vjeçar, i njëjti me urgjencë është dërguar në QKUK.

Ndërsa rreth orës 20:30, nga QKUK është njoftuar se i lënduari-viktima R.R., 60 vjeçar, ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat