​Vdes fëmija i aksidentuar në oborrin e shtëpisë së tij

Kronikë e zezë

​Vdes fëmija i aksidentuar në oborrin e shtëpisë së tij

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Një fëmijë ka ndërruar jetë nga plagët e marra pas një aksidenti që ka ndodhur në oborrin e shtëpisë në "Lagja 28" në Fushë Kosovë.

Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në "Lagja 28" në Fushë Kosovë”, ka thënë ai.

Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Dyshohet se viktima u aksidentua nga babai i tij me veturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat