Ngjarje e rëndë, zbardhen rrethanat e vdekjes së 37-vjeçarit në Prizren

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë, zbardhen rrethanat e vdekjes së 37-vjeçarit në Prizren

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar ështe gjetur mbrëmë i vdekur nga prindi i tij, në një shtëpi të pabanuar në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar Policia edhe përmes raportit 24 orësh.

“VETËVRASJE -Prizren 07.09.2022 – 20:10. Fillimisht është raportuar për një plagosje, ku posa njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me dëshmitarin (babain e viktimës) i cili ka deklaruar se viktima mashkull kosovar ka kryer vetëvrasje. Një ekipë e emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri AK 47 me të cilën dyshohet se viktima ka kryer aktin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat