Shantazhohet menaxhmenti i KEK-ut

Kronikë e zezë

Shantazhohet menaxhmenti i KEK-ut

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Menaxheri i institutit INKOS në KEK ka raportuar në Polici se se nga një adresë anonime i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për të dhe menaxhmentin e KEK-ut.

Siç raporton Policia rasti po hetohet si “shantazh”, ndërkohë që ende nuk ka të arrestuar.

“TC Kosova A, Obiliq 09.09.2022 – 12:24. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i institutit INKOS në KEK ka njoftuar se nga një adresë anonime i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut.

Lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike. Nuk raportohet për të arrestuar”, njofton PK-ja.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat