Përleshje në Dragash, arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

Përleshje në Dragash, arrestohen katër persona

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Janë arrestuar katër persona në Dragash, pasi të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronën janë konfrontuar fizikisht.

Gjatë përleshjes njëri prej të dyshuarve me thikë e kishte goditur të dyshuarin tjetër e cila thikë është sekuestruar si dëshmi material, përcjell Klankosova.tv.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronën ishin konfrontuar fizikisht dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjatë përleshjes njëri prej të dyshuarve me thikë e kishte goditur të dyshuarin tjetër e cila thikë është sekuestruar si dëshmi materiale. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat