Tentim vrasje në Pejë, viktima po trajohet në QKUK

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Pejë, viktima po trajohet në QKUK

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë nё fshatin Lutogllavё- Pejё.

Nё vendngjarje ka dalё edhe ekipi mjekёsor tё cilёt me autoambulancё e kanё transportuar viktimën nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve i njёjti ёshtё dёrguar nё QKUK pёr trajtim tё mëtutjeshëm mjekёsor.

Policia nuk ka dhënë detaje për motivin e këtij tentim vrasje por njofton se i dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs ne drejtim tё panjohur.

“Njёsitet relevante kanё shkuar tek shtёpia e te dyshuarit, ku kanё kryer njё kontroll- bastisje, gjatё kontrollit nё shtёpinё e te dyshuarit ёshtё gjetur dhe sekuestruar njё armё Ak 47 (e modifikuar). Pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari, tek i njëjti ёshtё gjetur arma Pistoleta cal:7.65mm, njё fishek i gjallё dhe njё gёzhojё e sё njёjtёs arme, me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale. I dyshuari pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24 orё”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat