Ngjarjet tragjike, një e mitur dyshohet se u dhunua në komunën e Istogut

Kronikë e zezë

Ngjarjet tragjike, një e mitur dyshohet se u dhunua në komunën e Istogut

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një tjetër rast i dhunimit seksual është raportuar në Policinë e Kosovës. Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar nga një person i moshës madhore në komunën e Istogut.

Viktima dyshohet se është dhunuar rreth një muaj më parë, por sipas policisë për shkak të frikës nuk e ka raportuar rastin në polici deri dje. Ajo në polici është paraqitur së bashku me prindin e saj.

Pas raportimit të rastit, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Këto informacione i dha për median, Fadil Gashi – zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.

“Rasti ka ndodhur para një muaji më 09 gusht 2022 në komunën e Istogut, viktima nuk e ka raportuar rastin për shkak të frikës. Hetuesit po e trajtojnë rastin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat