Përleshje me thika në Elbasan, plagoset në fyt 21-vjeçari

Kronikë e zezë

Përleshje me thika në Elbasan, plagoset në fyt 21-vjeçari

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 18:30
Ilustrim

Një përleshje me thika ka ndodhur në Elbasan pasditen e sotme (9 tetor 2022).

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të ‘1 Majit’.

Si pasojë e konfliktit, një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur në pjesën e fytit. 21-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

‘Shqiponjat’ arrijnë të kapin autorin disa minuta më vonë.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit të ndodhur.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat