Digjet një veturë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, Policia jep detaje

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Një veturë është djegur derisa ishte në lëvizje sonte rreth orës 20:20, në rrugën e Mitrovicë-Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur për zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, derisa ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe ka vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Mitrovicë-Prishtinë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje.  Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat