Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 14:25 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.SH (M/K) i moshës 39 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje’’ me dënim burgimi prej një viti.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat