30 vjet burg për G.R që jo veç e vrau, por edhe e dogji viktimën

Kronikë e zezë

30 vjet burg për G.R që jo veç e vrau, por edhe e dogji viktimën

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit G.R për shkak të veprës penale- vrasje e rëndë.

I akuzuari G.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 30 vite.

Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 30 prill 2009 deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

I akuzuari G.R në bashkëkryerje me personin N.N më datë 29 prill 2009 në orët e pasdites, në fshatin Llugagji të Lipjanit, me dashje e me qëllim të privimit nga jeta tani të ndjerin N.H, për shkak të një borxhi në shumë prej 2 mijë euro, të cilën ia kishte huazuar i ndjeri N.H.

I  akuzuari G.R, e kishte telefonuar tani të ndjerin dhe pasi ishin takuar me të, e kishin goditur në mënyrë dinake me mjete të forta në pjesën e pasme të kokës duke i  shkaktuar plagë vdekjeprurëse, e kishin lidhur në këmbë dhe duar me tel, ia kishin vendosur një qese najloni në kokë, e kishin mbështjellë me batanije, pastaj e kishin vendosur në bagazhin e veturës.

Trupin e viktimës e kishin dërguar në një arë në mes të fshatrave Smallushë dhe Dobratin, komuna e Lipjanit, të cilin e kishin lyer me benzinë dhe djegur. Me këtë i akuzuari G.R ka kryer veprën penale- vrasje e rëndë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat