Digjet një veturë në oborrin e Aeroportit “Adem Jashari”

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në oborrin e Aeroportit “Adem Jashari”

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 09:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Një veturë është përfshirë nga zjarri në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Media raporton se vetura ka marrë flakë derisa ishte e parkuar në parkingun e Aeroportit, teksa në vendin e ngjarjes dolën njësitet relevante të policisë dhe zjarrfikësve.

Ndërkohë, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri me dije se nuk ka të lënduar nga ky zjarr.

Sipas Ahmetit, përveç veturës që mori flakë, e tipit Mercedes, një veturë e tipit Audi, që gjindej pranë saj, ka pësuar dëmtime.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar në Prishtinë, dy automjete janë përfshirë nga zjarri. Njëra nga veturat e tipit Mercedes, është djegur tërësisht, ndërsa tjetra (Audi) e cila ka qenë e parkuar në afërsi është dëmtuar pjesërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani  nuk raportohet për persona të lënduar” deklaroi Ahmeti.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” shtoi Ahmeti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat