Konfiskohet një armë pas të shtënave në një aheng në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Konfiskohet një armë pas të shtënave në një aheng në Mitrovicë

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 22:00, në Mitrovicë është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Policia njoftoi se në fshatin Kovaqicë të Mitrovicës, është identifikuar vendi ku në një aheng familjar ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë dhe shtatë gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A .A., 65 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Ndaj tij është iniciuar rast i mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm.

Mitrovicë, 17 tetor 2022-Mbrëmë rreth orës 22:00, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe në fshatin Kovaqicë të Mitrovicës, është identifikuar vendi ku në një aheng familjar ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë dhe shtatë gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A .A., 65 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat