Dalin pamjet nga aksidenti tragjik në Drenas ku vdiqën 2 persona

Kronikë e zezë

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik në Drenas ku vdiqën 2 persona

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 19:18
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Komoran – Caralevë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur dy persona.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre  persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Gazeta Sinjali ka publikuar disa pamje nga aksidenti tragjik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat