Dy të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri në Podujevë, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Dy të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri në Podujevë, Policia jep detaje

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 17:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri në Podujevë.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.

Ende s’ka të arrestuar për këtë rast.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat